Filipçe: Nuk kemi nevojë për orë policore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot ka përsëritur se sistemi shëndetësor është në presion dhe se situata është kritike tash e disa ditë me radhë.


Sipas tij po presin rezultatet nga masat e fundit ndërsa shtoi se aktualisht nuk ka nevojë për masa restriktive shtesë, por nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.


Filipçe tha se gjatë ditës së sotme do të ketë mbledhje komisioni për sëmundje infektive ku do të diskutohet që masa të mundshme restriktive të kishte në pjesën e mbylljes së disa operatorëve ekonomik apo në kufizim të lëvizjes, por sipas tij akoma është heret për një gjë të tillë dhe masat aktuale për kufizim të grumbullimit të më shumë se 4 personave do të duhej të jepnin rezultate njësoj si ora policore.

Share This Article