Filipçe: Nuk lejohet organizimi i dasmave në ambiente të mbyllura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp me drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti, duke folur për gjendjen e pandemisë në vendin tonë, pohoi se ende jemi larg për të organizuar dasma në ambiente të mbyllura me shumë persona.

“Komunikimet që i kemi me Komisionin e Sëmundjeve Infektive tregojnë se jemi ende larg për manifestime në ambiente të mbyllura me shumë persona. Sërish do të kemi mbledhje me KSI-në dhe do të diskutojmë për këtë çështje, por për momentin nuk lejohen”, u shpreh Filipçe.  Filipçe potencoi edhe një herë se rregullat aktuale lejojnë organizimin e dasmave deri në 1000 persona në ambiente vetëm të hapur.

Share This Article