Filipçe: Shqetësuese pamjet e shkeljes së orës policore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për mos respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për kujdes gjatë manifesimeve fetare ka reaguar Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe duke shprehur shqetësimin lidhur me pamjet e trasmetuara në media ku shihen njerëz në grupe, pa maska dhe duke mos mbajtur distancë fizike.

“Pamjet dhe raportimet nga festimi i djeshëm në tempujt fetarë dhe para tyre janë përsëri shqetësuese. Pavarësisht thirrjeve të institucioneve shëndetësor që të mos ketë tubime masive, që të respektohen masat për mbrojtje të distances dhe kufizimi i lëvizjes, kjo nuk ka ndodhur. Unë e respektoj festimin dhe besoj fuqimisht se këto janë ngjarje të rëndësishme për të gjithë ne, pavarësisht se cilit besim i përkasim. Por këtë vit, festat nëpër botë shënohen në një mënyrë tjetër, duke vendosur shëndetin tonë mbi gjithçka tjetër”, ka shkruar Filipçe në rrjetin social facebook.

Share This Article