Filipçe: Të gjitha vaksinat janë të sigurta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se të gjitha vaksinat janë të sigurta. Por nuk precizon se me cilin lloj të vaksinës do të fillojë vaksinimi në vendin tonë.

“Të gjitha vaksinat janë të sigurta, me cilin lloj do të fillojë vaksinimi varet nga dinamika e realizimit të marrëveshjeve. Punonjësit shëndetësor të cilët punojnë me pacientët me Covid-19, lista e të moshuarve, qytetarët me sëmundje kronike, kemi lista me emër dhe mbiemër, ata do të jenë të parët që do të vaksinohen”, deklaroi Filipçe.

Filipçe gjithashtu bëri të ditur se 200 mijë vaksina do të arrijnë nga Kina dhe me këtë do të fillojë edhe imunizimi.

Share This Article