Filipçe tregon se cilat qendra tregtare kanë të drejtë të punojnë, flet edhe për restoranet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e fundit mediatike ka deklaruar se qendrat tregtare, hapsirat e të cilave janë të mbyllura, do të duhet të mos punojnë, rrespektivisht, të qëndrojnë të mbyllura, përcjell GazetaExpress nga Tv21.

Ai tha se të drejtë pune kanë vetëm marketet, farmacitë dhe dyqanet për ushqim.

Filipçe tha se të drejtë për të punuar kanë edhe qendrat tregtare, hapsirat e të cilave janë të hapura duke marrë si shembull, Qendrën Tregtare të Shkupit, e cila sipas Filipçes ka disa hyrje dalje dhe ka ambient të hapur dhe nuk është e izoluar, raporton TV21.

Ai tha se të gjithë restoranet dhe të gjitha objektet që përgatisin ushqim duke përfshirë këtu edhe restoranet e hoteleve do të duhet të gjejnë mënyrë alternative për të punuar./

Share This Article