Përmes sistemit KOVAKS, Maqedonia e Veriut deri në Mars, do të marrë 800.000 doza të vaksinës anti-covid, sic u tha, të mjaftueshme për imunizimin e 400.000 njerëzve. Vaksina do të jetë pa pagesë Prioritet do të kenë punonjësist shëndetësor, të sëmurët kronik dhe kategoritë tjera të ndjeshme të qytetarëve.
“Në pjesën e furnizimit me vaksina, përmes mekanizmit Kovaks, tashmë janë siguruar 833 mijë vaksina për 400 mijë qytetarë. Është një mekanizëm I OBSH-së, Aleanca globale për Imunizim ku marrin pjesë të gjithë vendet fqinje, përvec vendeve të BE-së që patën mundësi për marrëveshje të drejtpërdrejta me disa kompani. Në kuadër të këtij sistemi do t`I marrim vaksinat, konform planit të distribuimit që KOVAKS duhet ta përcaktojë shumë shpejt”
Krahas vaksinave që janë siguruar përmes mekanizmit KOVAKS, Maqedonia e Veriut tashmë ka dorëzuar kërkesë për marrëveshje të drejtpërdrejtë për vaksina me kompanitë “Fajzer” dhe “Astra Seneka” për t`u vaksinuar e gjithë popullata.
Në Janar, pritet edhe donacioni nga SHBA-të për frigoriferët ku vaksina e “Fajzerit” ruhet në minus 70 gradë celsius.
Lidhur me procesin e vaksinimit dhe organizimit logjistik, Ministri Filipçe njoftoi se janë marrë disa vendime.
“Vendimi I parë është se vaksinimi do të bëhet në kapacitetet tona ekzistuese në punktet e vaksinimit dhe spitalet. Do të zbatohet një proces I shpejtë trajnimi për vaksinim, konform specifikave të vaksinave për COVID-19. Do të trajnohen të gjithë punonjësit shëndetësor”.
Vaksina do t`u jepet vetëm pacientëve me gjendje të mirë shëndetësore, kurse do të mund të vaksinohen edhe ata që kanë kaluar COVID-19, por nuk do të jenë në mesin e prioriteteve. Do të jepet doza e parë, kurse pas 21 ditëve edhe e dyta. Pas ditës së 21 pritet efekti mbrojtës I vaksinës – ka theksuar Ministri I Shëndetësisë Venko Filipce.