Filipçe: Vaksina kundër Covid-19 do të jetë falas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shteti do të ndajë buxhet dhe vaksinimi kundër Covid-19 do të jetë falas, njoftoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në një intervistë për “Sloboden Peçat”, ai flet për situatën aktuale me Covid-19 në vend, pritjet për vjeshtë dhe njoftimet për blerjen e vaksinës së Oksfordit “Astra Zeneka” e cila do të përdoret në vendet anëtare të BE-së.

Kemi dy mekanizma për momentin për blerje. Njëri është mekanizmi Kovaks, përmes OBSH-së dhe Aleancës së Imunizimit. Ne kemi nënshkruar një letër qëllimi dhe ky mekanizëm lejon që vendeve tu shpërndahen në mënyrë të barabartë vaksinat sipas madhësisë së popullsisë kur hyjnë në treg, nga secili prodhues i njëpasnjëshëm.

Ndërkohë, morëm një ofertë nga ambasada polake, për të cilën dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për ambasadorin e Polonisë në vendin tonë. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me kompaninë e vaksinave në Oksford, Astra Zeneka. Ne morëm një ofertë nga Polonia që të sigurojë një sasi të përshtatshme edhe për ne, sepse nuk do të kemi mundësinë për një marrëveshje bilaterale. Konkretisht, me të dy mekanizmat, ne sigurojmë që vaksina të jetë në dispozicion të qytetarëve tanë, pa pagesë”, tha Filipçe.

Share This Article