Filipçe: Vaksinimi do të fillojë në shkurt me vaksinën kineze

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jemi në fazën përfundimtare të negociatave dhe në shkurt sasia e parë që do të arrijë në vendin tonë do të jenë vaksinat kineze. Ne praktikisht gjithë procesin e imunizimit, në pajtueshmëri me sistemin veç më të gatshëm, do ta fillojmë me ato vaksina, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai theksoi se shumë shpejt do të dihet edhe data e saktë e dërgesës së 200 mijë vaksinave pas çka opinioni menjëherë do të informohet. Me atë do të fillojë vaksinimi i të gjitha grupeve me prioritet.

Në lidhje me furnizimin me vaksinat kineze, Filipçe tha se shteti ka ndërmarrë obligimin për zbatimin e të gjithë logjistikës për transport. Marrëveshja është e drejtpërdrejt mes kompanisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në pyetjen se çfarë qasje ka vendi ndaj asaj që disa shtete evropiane janë deklaruar se vaksinën AstraZeneca nuk do t’ua japin popullsisë të moshës mbi 64 vjeç, Filipçe potencoi se ai është qëndrim  disa agjenci nacionale nga disa shtete evropiane. Ai tha akoma nuk ka hyrë në udhëzimet zyrtare, por do të ndiqen udhëzimet e agjencive evropiane zyrtare.

Filipçe tha se deri më tani nuk ka bisedime për vaksinat ruse.

Share This Article