Fillimi i vitit të ri shkollor/ Ministrja Kushi inspekton shkollën 9-vjeçare “Ismail Klosi” në Ballsh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkolla 9-vjeçare “Ismail Klosi” në Ballsh ishte ndalesa e radhës e Ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Gjatë inspektimit të punimeve që po bëhen për fillimin e vitit të ri shkollor, ministrja pa nga afër punimet në këtë shkollë, e cila më 11 shtator do të pres 490 nxënit e saj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, znj. Kushi nënvizoi se shkolla është me të gjitha kushtet e nevojshme për një proces mësimor cilësor dhe gjithëpërfshirës.

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI

Edhe shkolla 9-vjeçare “Ismail Klosi” në Ballsh është gati të presë 490 nxënësit e saj këtë vit të ri shkollor me të gjitha kushtet e nevojshme për një proces mësimor cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Së bashku me deputetin Ismet Beqiraj dhe Kryetarin e Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj vizituam mjediset e kësaj shkolle, klasat, laboratorët, terrenet sportive dhe u befasuam veçanërisht nga angazhimi i nxënësve dhe mësuesve në programin “Art, Zeje dhe Sport”, duke e kthyer shkollën në një qendër komunitare në shërbim të fëmijëve, të rinjve dhe të gjithë banorëve të zonës.

Share This Article