ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi 11 hours ago
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit 13 hours ago
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena 14 hours ago
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në 15 hours ago
3 vrasje në një ditë, ministrja Koçiu: Nuk kemi çfarë të bëjmë, janë ngjarje mafioze 15 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Fillon gara për “pas-Merkelin”

albnews by albnews
19 March, 2021
in Bota
0
Fillon gara për “pas-Merkelin”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ky është një vit superelektoral në Gjermani: fillon me dy lande të perëndimit. Kalkulimet e CDU, shpresat e të Gjelbërve dhe ringritja e SPD, duke kërkuar të tejkalohet një ekuivok.

Ky është një vit superelektoral në Gjermani dhe do të jetë “papritmas entuziazmues”, shkruan Matthew Karnitsching i Politico, edhe pse është prej kohësh që politika gjermane është emancipuar nga klishetë e mërzisë dhe të parashikueshmërisë. Me rrezikun që të ngatërrojë entuziazmin me paqëndrueshmërinë, Superwahljahr, viti i takimeve të shumta elektorale, fillon këtë fundjavë me dy votime rajonale dhe do të mbyllet me 26 shtator, kur do të jenë zgjedhjet kombëtare, të njohura më mirë si zgjedhjet “e pas”: pas 16 vitesh të Angela Merkel. Prej kohësh kancelarja kërkon që ta qeverisë këtë tranzicion, duke zbatuar metodën e saj prej shkencëtareje, maturi dhe organizim, por ngecje ka pasur dhe do të ketë, pasi për sa mund të përcaktohen rregulla dhe suksesione, mbetet elementi i paponderueshëm, domethënë boshllëku që lë një lidere si Merkel.

RelatedPosts

Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

Tmerr në det, fundoset katamarani me 55 turistë

Pakistani ‘në gjendje lufte’, shpërthimi pranë gjykatës shkakton 12 viktima dhe 20 të plagosur

Efektet e të paponderueshmes (që për shumë është arësyeja e argëtimit të papritur: ka që qeshin dhe ka që qajnë kur flitet për fundin e sezonit të Merkel, si gjithmonë) tashmë shikohen: dy politikanë të Unionit, aleancës midis kristiandemokratëve (CDU) dhe kristianosocialëve (CSU), sapo kanë dhënë dorëheqjen nga partëtë e tyre si pasojë e përfshirjes së tyre në një skandal që ka të bëjë marrëveshje blerjeje maskash. Nikolas Löbel, tashmë ish parlamentar i CDU, ka dhënë dorëheqjen pasi është bërë e ditur se kompania e tij ka përfituar komisione me një vlerë prej 250000 eurosh për furnizime mbrojtjesh shëndetësore. Kurse Georg Nüsslein, i CSU bavareze, ka përfituar 660000 euro prej lobimit për një kompani furnizuese maskash.

Unioni ka kërkuar dorëheqje të menjëhershme dhe ka kërkuar të nënvizojë se bëhet fjalë për raste individuale, por ka një siklet të madh brenda partive për shkak të primareve të sapopërfunduara dhe caktimit ende në zhvillim të kandidatit për zgjedhjet e shtatorit. Por edhe pse konsensuset janë në rënie, bashkëjetesat e koalicionit nuk duken të thjeshta dhe, na pëlqen ose jo, zotër shtëpie si Merkel nuk shikohen. Skandali i CDU, që është partia e Merkel (tani e drejtuar nga Armin Laschet) dhe që duhet të përballojë votimet lokale, është amplifikuar tashmë pikërisht nga fakti që jemi në supervitin elektoral gjerman. Të dielën votohet nga Baden-Württemberg e në Renani-Palatinat, dy rajone të pasura në veri të Gjermanisë dhe, për arësye të ndryshme, simbolike për CDU.

Baden-Württemberg është i njohur sidomos si selia e dy kompanive të mëdha automobilistike (pse jo edhe i Pyllit të Zi), Daimler-Benz e Porsche, dhe për një kohë të gjatë ka qenë bastion i konservatorëve. Tani guvernator i tij është Winfried Kretschmann, i zgjedhur më 2011 i  gjelbëri i parë që drejton një land, në koalicion me CDU. 72 vjeçari Kretschmann, katolik, ish profesor biologjie, është një i gjelbër atipik, edhe për Gjermaninë ku Grünen përbëjnë një version shumë të veçantë (dhe shumë më të zjarrtë) respektivisht pjesës më të madhe të lëvizjeve ekologjiste kontinentale.

Kretschmann e mban veten si i gjelbër liberal, shumë i vëmendshëm pas llogarive (fajkua e quajnë), shumë i vëmendshëm ndaj flukseve migratore (nganjëherë duhen kthyer në shtëpi ata që nuk respektojnë rregullat tona të bashkëjetesës, ka thënë ai), kundër rritjes së taksave, domethënë një konservator i ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimaterike pa teprime: megjithatë, kjo është gjithmonë toka e prodhimit të automobilave. Një qasje e tillë e ka bërë Kretschmann paksa të huaj (eufemizëm) ndaj partisë së tij të pritur, ama i ka mundësuar që të ruajë drejtimin e Baden-Württemberg në këto vite dhe, sipas sondazheve, të vazhdojë ta bëjë edhe në legjislaturën e ardhshme (të Gjelbërit janë 8 pikë përpara ndaj CDU: në shtator qenbë thuajse baraz). Në këtë fazë, të Gjelbërit nuk qahen as shumë ndaj guvernatorit atipik: fitorja shërben për të çimentuar ngjitjen kombëtare të partisë, në pritje të shtatorit, domethënë konsolidimin e vendit të dytë që tregojnë sot sondazhet.

Kandidatja e CDU në Baden-Württemberg, Susanne Eisenmann, ka kërkuar ta nënvizojë këtë anomali: thotë se edhe pse guvernatori është i moderuar, partia e tij nuk është aspak, por të gjykosh nga debatet televizive, nuk duket se mesazhi i saj ka ngjitur. Bile ka ngjitur një tjetër, që në realitet mund të jetë më i dëmshëm për të Gjelbërit sesa për CDU: nuk ka diferenca shumë të mëdha midis dy rivalëve, edhe pse guvernatori është më popullor dhe më i dashur (por mund të mos e përfundojë mandatin e tij: gruaja e tij është e sëmurë me kancer, ai ka thënë se dëshiron t’i qëndrojë afër).

Në Renani-Palatinat, i famshëm për verën dhe për strukturën e tij me biznese të vogla e të mesme (ka shumë të tilla), shanset e CDU janë më të mëdha, por në realitet humbja do të ishte simbolikisht shumë më e rëndë: ky është rajoni ku ka lindur Helmut Kohl, babai i konservatorizmit modern gjerman, babai politik i vetë Merkel (siç është e njohur, në një moment të caktuar kancelarja, shumë shpejt, e tradhëtoi). Për momentin, CDU është në opozitë: në qeveri është SPD, që është edhe partia e guvernatores Malu Dreyer, bashkë me të Gjelbërit dhe liberalët e FDP (i ashtuquajturi koalicion semafor, kuq, bardhë dhe jeshil). Femra e parë që drejton Renani-Palatinat, Dreyer është në mandatin e dytë, është shumë popullore, por vuan momentin jobrilant të socialdemokratëve në nivel kombëtar, konsensusi i të cilëve është në rënie të vazhdueshme dhe i rrezikuar nga të Gjelbërit.

Kur u zgjodh, Dreyer ju kundërvu një koalicioni të madh dhe preferoi të formojë një koalicion me partitë e tjera, përfshi ata liberalë me të cilët SPD nuk kishte shkuar shumë dakord: edhe në këtë fushatë elektorale, Dreyer e ka përjashtuar një marrëveshje me CDU, por është një bast i rrezikshëm, pasi në sondazhe të dy partitë, SPD dhe CDU, praktikisht janë baraz (rreth 32/33%) dhe kështu që mund të jetë kandidati kristiandemokrat Christian Baldauf ai që formon qeverinë lokale. Por flitet për hipotezë dhe, sipas shumëve, vetëm për shpresa, pasi SPD llogarit që të ruajë një primat solid prej shumë vitesh dhe të mbesë e paprekur nga dinamikat shumë më pak rozë të partisë jashtë kufijve të këtij landi.

Me mënyrën e saj, edhe CDU kërkon që të qëndrojë e paprekur në zgjedhjet rajonale, por mundësitë e arritjes nuk janë të larta. Parlamentari i sapo dorëhequr nga CDU për shkak të skandalit me maskat, Nikolas Löbel, është nga Baden-Württemberg dhe kjo tashmë përbën një problem të parë. Pastaj janë pandemia dhe lockdown: prej javësh asistojmë në mbledhje të gjata e të trazuara midis Merkel dhe guvernatorëve, sinjal i një dobësimi progresiv të lidershipit të kancelares.

Më pas gjërat shkojnë siç vendos ajo, por është e qartë se bashkëbiseduesit e saj, rajonalë e federalë, po fillojnë të ndeshen për pas saj  duke kërkuar vendin e vet në boshllëkun që do të pasojë. Kancelarja është edhe një kokë turku e mirë për vështirësitë që po has Gjermania në menaxhimin e fushatës së vaksinimit, por të mendosh se CDU mbetet e paprekur nga kjo lojë fajesh do të ishte jashtëzakonisht miope. Armin Laschet, që ka fituar primaret e CDU dhe që konsiderohet si lideri më në vijueshmëri me merkelizmin, po tentojë të qëndrojë në ekuilibër në tranzicion, duke u hedhur në rrugën e vështirë të rinovimit pa shumë ndryshime, njëkohësisht lider i ri, por shprehje e së kaluarës. Komplotistët thonë se Laschet është shumë i preokupuar për skandalin e maskave që hedh dritë të keqe mbi CDU në një moment krize së ky. Për më tepër, kandidati tjetër në kongresin e CDU, ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, ka nisur një fushatë të egër kundër vaksinës së AstraZeneca, që tani po i kthehet kundër qeverisë dhe kundër CDU: të dhënat tregojnë se gjermanët janë ngurrues ndaj marrjes së kësaj vaksine dhe vetë Spahn i është dashur të shpikë një strategji të vonuar siguruese.

Ngushëllimi i vetëm i Laschet është se i “rëni” tjetër në skandalin e maskave është eksponent i CSU dhe kjo nxjerr në dritë të keqe guvernatorin e Bavarisë Markus Söder (një tjetër denigrues i AstraZeneca), që do të donte të zgjidhej si kandidat kancelar në zgjedhjet e 26 shtatorit. Në ekuilibrin shumë të çekuilibruar të Unionit, bavarezët thonë se këtë vit u takon atyre. Në këtë luftë brenda luftës, Laschet shpreson në goditjen e papritur: një fitore e CDU diku do ta poziciononte më mirë ndaj Söder. Natyrisht, bëhet fjalë për lëvizje milimetrike, kur tranzicioni është për nga natyra e tij maratonë: që këto kalkulime të jenë të mjaftueshme për të mbushur boshllëkun e Merkel, duket e pamundur; ama të shkëmbesh paqëndrueshmërinë me argëtim, ky mbetet një rrezik i madh.

(nga Il Foglio)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

11 November, 2025
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

11 November, 2025
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

11 November, 2025
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result