Fillon tërheqja e trupave ukrainsae nga linja e frontit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ukraina dhe separatistët pro-rusë kanë filluar tërheqjen e trupave të tyre nga një sektor kyç i linjës së frontit në lindje të vendit, një prelud i mundshëm për një samit paqeje shumë të pritur, njoftoi sot ushtria ukrainase.

“Tërheqja e trupave dhe ushtrisë ka filluar mes fshatrave të Petrivskes dhe Bogdanivkas”, deklaroi për gazetarët e pranishëm në vend një zyrtar i lartë i ushtrisë ukrainase, Bogdan Bondar.

Agjencia zyrtare e lajmeve DAN, theksoi në faqen e saj në internet se autoritetet e Republikës popullore të Donetskut (DNR) kanë përshëndetur fillimin e tërheqjes së armëve dhe ushtarëve nga ky sektor.

Shumë i kodifikuar, fillimi i kësaj tërheqjeje ka nisur pak pas orës 12:00 (10:00 GMT), me dërgimin nga separatistët dhe ukrainasit të sinjalizimeve për të treguar se të dy kampet ishin gati për t’u tërhequr./ATSH/

Share This Article