Fillon zbatimi i emrit të ri tw Maqedonisë së Veriut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas ratifikimit të Protokollit për anëtarësimi të Maqedonisë në NATO nga ana e Parlamenti grek, mbetet që Greqia të njoftojë zyrtarisht Maqedoninë.

Në vijim duhet të bëhet zbatimi i masave dhe veprimeve të shpallura nga qeveria maqedonase për të kryer obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës.

Qeveria tashmë ka formuar grupin nga resoret e brendshme që do të duhet të përgatisë një plan veprimi kombëtar për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të tjera, ndërsa brenda shtatë ditëve të institucionet shtetërore, vendkalimet kufitare dhe zyrat diplomatike do të duhet të ndryshojë tabelat me emrin e ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Nga qeveria nuk presin probleme nga institucionet shtetërore gjatë përdorimit të emrin të ri të shtetit.

Përdorimi i emrit të ri të shtetit do të harmonizohet me Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve, që do të thotë se tabelat do të duhet të shkruajnë edhe në gjuhën shqipe, gjegjësisht në gjuhën që flitet 20 për qind në nivel shtetëror.

Rekomandime për ndryshimin e tabelave do të marrin edhe bashkësitë lokale, ndërsa sektorët dhe shërbimet për marrëdhënieje me publikun në institucioneve shtetërore dhe publike do të marrin udhëzime për përdorimin e emrit të ri kushtetues.

Ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë vijon pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe miratimit të marrëveshjes në parlamentet e të dy vendeve. Pas një mosmarrëveshjeje 27-vjeçare me Greqinë, Maqedonia do të ndryshojë emrin e saj nga “Republika e Maqedonisë” në “Republika e Maqedonisë së Veriut”. /Alsat M/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply