Filma e kulinari në Pogradec, nis festivali i Filmit Ballkanik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Festivali i dhjetë i Filmit Ballkanik dhe kulinarisë po mbahet në Pogradec.

Mbi 40 filma me metrazh të shkurtër nga Greqia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të shfaqen për publikun për pesë ditë me radhë.

Ky festival është një hap më tej për kinematografinë dhe qyteti bregliqenor do të jetë për një javë, nga data 13-17 shtator, kryeqendra e kinematografisë ballkanike.

Eventi, i cili tashmë është kthyer në traditë, këtë vit do të zhvillohet në masat e respektimit të protokolleve të sigurisë ndaj Covid-19.

Ai synon evidentimin e arritjeve të kinemasë bashkëkohore ballkanase si dhe krijimin e hapësirave për të ndërvepruar midis kineastëve.

Por festivali bëhet më interesant nga kulinaria ballkanike. Të gjitha vendet pjesëmarrëse përfaqësohen në këtë festival edhe përmes specialitetit të tyre në artin e kuzhinës. /ATSH/

Share This Article