ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën 5 hours ago
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim 6 hours ago
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja 6 hours ago
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia 6 hours ago
Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Filozofi bashkiake: Paradoksi i Erionit me breshkën

albnews by albnews
4 July, 2021
in Albania
0
Filozofi bashkiake: Paradoksi i Erionit me breshkën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Erion Veliajn e ndjekin paradokset si Akili breshkën. Zenoni plak do mahnitej prej tij.

Dy vjet më parë, pas largimit të opozitës nga zgjedhjet ai do të mbronte idene se që të kemi zgjedhje, nuk ka nevojë të kemi alternativa. Vullneti i lirë ushtrohet më mirë pa opsione.

RelatedPosts

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

Samiti Brdo-Brijunit/ Osmani dhe Vuçiq, përballja e parë pas akuzave të forta

U përpoqa atëherë të reflektoja mbi këtë dhe arrita në perfundimin se, nga një perspektivë dialektike, mosqenia e qenies është qenie, e se bashku me qenien pa mosqenie, bëhen dy lloj qeniesh. Zgjedhësit kanë mundësi të zgjedhin qenien e mosqenies ose mosqenien e qenies. Shumësia ka unitet dhe uniteti shumësi. Për pasojë një kandidat mjafton për të pasur zgjedhje sepse ai mund të jetë njëkohësisht edhe oponenca e vetvetes, apo edhe e kundërta e saj. Madje mund të kemi zgjedhje edhe pa asnjë kandidat, çfarë do të thotë, zgjedhje të përkryera pasi alternativat e asgjësë janë infinit.

Kësaj radhe, pasi Gjykata Kushtetuese tha se procedura për Teatrin e ri ka qenë antikushtetuese, ai doli me një prononcim ku pohoi se gjykata kish konfirmuar se shembja ishte në rregull dhe se mund të vazhdojmë me fillimin e menjëhershëm të punimeve. Në fakt, Gjykata shprehu (me pakicë votash, gjithsesi) moskompetencë për të gjykuar vendimin e shembjes në vetvete, por akti i kalimit të pronësisë së Teatrit në bashki është shkelje e Kushtetutës. Pra, Veliaj po thotë se trualli nuk i takon bashkisë, por shkatërrimi dhe ndërtimi mbi një pronë që s’është e jotja, nuk është diçka e paligjshme! Procedura është e gjitha antikushtetuese, por zbatimi i saj nga Bashkia është kushtetues! Ndeshja anulohet, por jo golat e shenuar.

Ligji dhe shkelja e ligjit janë e njëjta gjë. Të shkelësh kushtetutën është një e drejtë kushtetuese. Kushtetuta në vetvete nuk zbatohet dot pa shkelësit e saj dhe shkelja e kushtetutës nuk realizohet dot pa ndalimin e shkeljes.

Sido që të jetë, Akili nuk do ta kapë dot kurrë breshkën, ndërsa breshka nuk e kap dot Erionin!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

6 October, 2025
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

6 October, 2025
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

6 October, 2025
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

6 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result