Finalja e Champions, Inzaghi: Kemi mundësinë të shkruajmë historinë në Stamboll

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjithë sytë të shtunën do të jenë nga Stambolli aty ku do të zhvillohet finalja e madhe e Champions League, Manchester City-Inter.

Gati 24 orë nga nisja e ndeshjes, trajneri zikaltër, Simone Inzaghi, është shprehur se skuadra që ai drejton është gati të shkruajë historinë në Stamboll. Ai deklaron se “bashkimi” i çoi deri në finale të Champions League.

Duke folur në konferencën për mediet, në prag të finales ndaj Manchester Cityt, tekniku italian theksoi se “zikaltërit” kanë mundësinë të shkruajnë historinë.

“Po, e dimë që kemi një mundësi të madhe të shkruajmë historinë. E dimë se do të jetë shumë e vështirë, por do të përpiqemi. “Bashkimi” na solli ne deri këtu dhe së bashku do të mundohemi të arrijmë suksesin.”-deklaroi Inzaghi.

Share This Article