Finalja e Champions-it mund të shkatërrojë një martesë! Shpërthen nusja: Burri do një ekran të madh në dasmë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Interi dhe Manchester City do të luajnë finalen e Champions-it më 10 qershor në Stamboll. Një takim historik për dy skuadrat, i cili po pritet me entuziazëm të jashtëzakonshëm nga tifozëritë respektive.

Megjithatë, një tifoz i flaktë zikaltër duket se nuk e kishte parashikuar një arritje të jashtëzakonshme të skuadrës së Interit ose kishte bërë llogaritë gabim, duke caktuar më 10 qershor dasmën e tij.

Kur nusja e mori vesh që Interi shkoi në finale u ndje e “tradhtuar” dhe reagoi menjëherë në rrjetet sociale. Menjëherë, postimi i saj u bë viral.

“Përshëndetje të gjithëve! Unë do të martohem më 10 qershor 2023 dhe për ironi, atë ditë është finalja e Champions League… Dhe për ironi në finale është Interi, skuadra e burrit tim të ardhshëm… Ai thotë se nuk e ka problem të mos e shikojë ndeshjen, por ngulmon të vendosë një televizor për të ftuarit. Ai thotë se do të do të dukem keq nëse nuk e bëj. Sinqerisht, për mua, përshtypje të keqe do të bënin ata që do të shihnin ndeshjen në vend që të festonin”.

Share This Article