Finalja e Champions me 23 gusht, luhet gjithçka brenda 12 dite

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndeshjet e Champions League pritet të luhen brenda 12 dite në Lisbonë në Gusht. Çerekfinalet 12/13 gusht, gjysmëfinalet 18/19 gusht; finalja 23 gusht.

Kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, do të mirëpresë ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalen mes 12 dhe 23 gusht.

Lajmi është konfirmuar nga Sky Sports, që raporton se janë data pothuajse zyrtare, por UEFA ende nuk ka vendosur t’i bëjë publike.

Sfidat që kanë mbetur pa u mbyllur, si Barcelona-Napoli, Bayern Munich-Chelsea, Manchester City-Real Madrid, Juventus-Lyon etj, do të kryhen në ditët e para të gushtit, kurse më pas udhëtojnë për në Lisbonë për të luajtur ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale dhe gjithçka do të mbyllet brenda 12 dite pasi do të luajnë vetëm nga një ndeshje deri n’finale, jo vajtje-ardhje.

I njëjti format pak a shumë do të organizohet edhe për Europa League, me ndeshjet që pritet të zhvillohen në Gjermani, ka mundësi në Frankfurt ose Dusseldorf. 

Share This Article