ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq 45 minutes ago
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit! 59 minutes ago
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha  1 hour ago
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu 1 hour ago
Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Finalja e Conference League, Duka:Falenderoj qeverinë për mbështetjen e pakursyer

albnews by albnews
26 May, 2022
in Albania
0
Finalja e Conference League, Duka:Falenderoj qeverinë për mbështetjen e pakursyer
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme ka folur për finalen e Conference Leagua që u luajt mbrëmjen e djeshme në stadiumin Air Albania.

Gjatë fjalës së tij Duka falenderoi administratën shtetërore,  institucionet vendore dhe në veçanti kryeministrin Rama për organizimin e finales.

RelatedPosts

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit nga drejtimi Kuvendit

“Hiqni dorë, do të marrim edhe fëmijët”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, dëshmon vëllai i një prej të pandehurve, tregon si u njoh me “Rrumin e Shijakut”

“Është një moment kënaqësie dhe krenarie për të gjithë ne që dalim para jush në mbyllje dhe me sukses të plotë të një aktiviteti që e bëri Tiranën kryeqytetin sportiv të Evropës për një ditë. Finalja e djeshme, është transmetuar zyrtarisht në 155 vende të botës dhe drejt “Air Albania” stadium janë drejtuar sytë mbi 400 milionë shikuesve nga e gjithë bota. Së pari, dua të uroj fitoren ekipit të Romës për marrjen e Kupës në edicionin e parë të këtij kompeticioni. Edhe Feyenord kishte shanset e veta, por në fund, fitoi futbolli. Askush nuk e mendonte një dekadë më parë që Shqipëria do të arrinte në këto nivele organizimi. Por ja ku jemi, pas pjesëmarrjes së kombëtares shqiptare në Euro2016, vijmë në një tjetër stacion të rëndësishëm të historisë së futbollit shqiptar. Kjo nuk është vetëm meritë e Federatës, por i takon gjithë komunitetit te futbollit, që e ka rreshtuar veten denjësisht krah komuniteteve te tjera sportive evropiane. E mbaj mend si sot kur  para 5  vitesh, në 2017, bëmë aplikimin e parë për marrjen e një kompeticioni të tillë, që kur “Air Albania” ishte një projekt.

Vit pas viti punuam e lobuam pafundësisht, deri në marrjen e vendimit final të UEFA 2 vite më parë. Që nga shtatori 2021 kur në Tiranë mbërriti grupi i parë i punës së UEFA, çdo ditë, ka qenë ditë përgjegjësie maksimale nga ana e gjithë administratës në FSHF, vullnetarëve, zyrtarëve të UEFA që ishin vendosur në institucionin tonë. Dje, ne mirëpritëm mbi 60 delegacione, ku përfshihen presidentët e 25 federatave të futbollit ndërkombëtar, thuajse gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA si dhe rreth 100 figura te spikatura të botës se futbollit, sponsor, partner, si dhe 510 gazetarë të mediave botërore e mbi 90 fotografë. Mirëpritëm legjendat e futbollit ndërkombëtar si Boniek, Savicevic, Shuker, Toti, Figo, Boban, Van Persi, Tomason, Di Biaxhio, Robi Kean, Aldair, Kandela, e shumë të tjerë. Mirëpritëm rreth 20 mijë tifozë brenda stadiumit, si dhe po aq të tjerë jashtë tij nëpër sheshe dhe fan zona. Vetëm një orë më parë përcolla në aeroport presidentin Ceferin dhe stafin drejtues të UEFA të cilët më shprehën falënderimet e tyre për këtë sipërmarrje të madhe që doli me sukses që na zbardhi faqen të gjithëve, jo vetëm Shqipërisë por edhe vetë UEFA-s që na e besoi.

Dhe në këtë moment vjen çasti i falënderimeve: Në radhë të parë dua t’ju falënderoj të gjithëve ju për impenjimin maksimal të këtyre ditëve e javëve në mbyllje të finales së UEFA Conference League në Tiranë. Pa mbështetjen tuaj, raportimet, mirëkuptimin tuaj edhe për detaje te paparashikueshme që na dilnin rrugës shpeshherë, kjo punë e jashtëzakonshme nuk do te kishte vizibilitetin për mbarë opinionin shqiptar. Së dyti, falënderoj UEFA-n, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv në UEFA dhe në veçanti presidentin Ceferin që na besuan pa u ndalur në ëndrrën tonë, tashmë realitet për zhvillimin e finales në Tiranë, në “Air Albania” stadium. Së treti falënderoj gjithë administratën shtetërore dhe institucionet vendore dhe në veçanti kryeministrin Rama për mbështetjen e pakursyer në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Një falënderim i veçantë për forcat e policisë qe garantuan sigurinë ne stadium dhe menaxhuan situatën shpeshherë jo të lehtë në rrugët e kryeqytetit. Falënderoj gjithë sportdashësit shqiptarë dhe qytetarët e Tiranës për mikpritjen që ofruan dhe që e kthyen këtë ndeshje në një festë të madhe për Shqipërinë. E lashë për në fund, por në veçanti falënderoj stafin e Federatës Shqiptare të Futbollit për angazhimin e pakursyer me muaj të tërë, me orë e pa orë, ditë e natë për të plotësuar panoramën e zhvillimit të një finaleje model, njëlloj me të gjitha kompeticionet e tjera”-tha Duka.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

19 September, 2025
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

19 September, 2025
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

19 September, 2025
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result