Finalja e dy skuadrave më të përgatitura

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas dy gjysmëfinaleve dramatike, Londra tani do të jetë nikoqire e ndeshjes vendimtare, finales së “Euro 2020”.

Anglia e drejtuar nga Gareth Southgate do të paraqitet për herën e parë në këtë fazë të turneut. Që prej triumfit në Kupën e Botës 1966 në “Wembleyn” paraprak, Anglia ka humbur në gjysmëfinale të pesë turneve të mëdhenj, në “Euro ’68 dhe ’96, në Botërorin 1990 dhe 2018, si dhe në Ligën e Kombeve 2019.

Megjithatë, ata eliminuan Gjermaninë, Ukrainën dhe në kohën shtesë të mërkurën mbrëma, Danimarkën, për ta pasur tani mundësinë ta përfundojë dhimbjen e gjatë 55-vjeçare.

“Realiteti i ekipit është se ne asnjëherë nuk do të mund t’i bëjmë së bashku këta 26 lojtarë sërish. Nuk funksionon në atë mënyrë. Tani ka të bëj me ngjyrën e medaljes dhe vijnë shumë pak mundësi në jetë për të bërë diçka të tillë. Duhet ta kapim momentin dhe t’i japim vetes mundësinë për të fituar. Ne e dimë se do të ishim jo të mbushur nëse e presim të hënën pa e fituar turneun”, ka nënvizuar Gareth Southgate, përzgjedhësi i Anglisë.

Titulli i vetëm i Italisë erdhi në vendin e vet në vitin 1968. Ata humbën në finale të vitit 2000 dhe 2012. Qëkur u bë kampione e kontinentit, Italia i ka fituar edhe dy kupa tjera të botës.

“Azzurrët” mposhtën Spanjën në penallti të martën dhe ishte fitorja e 13 rresht, ndërsa kanë edhe 15 fitore të njëpasnjëshme në Evropian, përfshirë edhe kualifikimet. Të udhëhequrit e Roberto Mancinit mbeten ende të pamposhtur në 33 ballafaqimet e fundit. Një kthim i jashtëzakonshëm për një ekip që, ndryshe prej Anglisë që arriti në gjysmëfinale të Botërorit 2018, nuk u kualifikua fare në Botërorin e Rusisë.

“Kemi punuar shumë për këtë tash e disa vjet dhe jemi shumë të lumtur. I falënderoj lojtarët për atë që kanë bërë deri tani. Nuk kemi fituar ende asgjë. Duhet të fitojmë të dielën për ta konsideruar si sukses. Anglia do ta ketë gjithë stadiumi prapa vetes. Do të na takoj neve t’i fusim ata në presion. Finalja është ndryshe nga ndeshjet tjera. Duhet të luajmë me vëmendje të madhe por edhe me kënaqësi sepse mund ta fitosh finalen nëse del në fushë për ta shijuar”, ka thënë përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini.

Share This Article