Finalja e Euro 2020, një biletë deri në 30 mijë paund

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Interesimi i tifozëve anglezë për ta parë nga afër finalen e madhe në “Wembley” ndërmjet Anglisë dhe Italisë është i madh.

Të gjitha biletat e rezervuara janë shitur në kohë rekord, ku 54 mijë tifozë anglezë kanë siguruar një vend në shkallët e stadiumit “Wembley”.

Por, në tregun e zi, biletat për finalen e Kampionatit Evropian janë duke u keqpërdorur.

Çmimi i biletave në tregun e zi për finalen e “Euro 2020” variojnë nga pesë mijë deri në 30 mijë paund.

UEFA ka paralajmëruar tifozët që kanë keqpërdorur biletat se do të merren masa ndaj tyre.

Share This Article