Finalja e Kupës FA do të luhet përpara 20 mijë tifozëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Finalja e Kupës FA do të luhet para 20 mijë tifozëve, ka konfirmuar sot qeveria angleze.

Sunday Telegraph gjithashtu raporton këtë mëngjes se Kampionati Botëror i Bilardos do të jetë i pari që do të shijojë rikthimin e tifozëve, ndërsa infeksionet në ishull po bien e vaksinimi po përshpejtohet në mënyrë të jashtëzakonshme.

Ministrat anglezë propozuan që disa prej ngjarjeve të zhvillohen me një numër të caktuar tifozësh, për të shkuar gradualisht në hapje të sigurt.

Finalja e Kupës FA luhet në “Wembley” më 15 maj do të jetë ngjarja më e madhe me tifozë në Britani që nga fillimi i pandemisë dhe do të jetë një provë e madhe për të parë nëse ata janë të gatshëm për t’i pritur ndeshjet e Kampionatit Evropian që nis nga qershori.

Share This Article