Finalja e Kupës së Botës, tërbimi i Giroud pasi u zëvendësua pa u mbyllur pjesa e parë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Olivier Giroud u duk tepër i nxehur duke përplasur shishen e ujit në tokë pasi trajneri i Francës Didier Deschamps e zëvendësoi nga loja pa u mbyllur pjesa e parë e finales së Kupës së Botës, në momentet kur Argjentina po fitonte 2-0.

Në minutën e 40, Deschamps nxori nga loja Giroud dhe Dembele, të cilët nuk kishin bërë asgjë deri në atë moment, madje Dembele kishte shkaktuar edhe penalltinë që i dha epërsinë fillestare Argjentinës.

Në vend të tyre u futën Randal Kolo Muani dhe Marcus Thuram. Edhe pse Franca arriti të barazonte dy herë rezultatin, në fund humbi me penallti finalen.

Share This Article