• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
“Financial Times”: Korrupsioni po bën kërdinë në periferinë e BE-së

“Financial Times”: Korrupsioni po bën kërdinë në periferinë e BE-së

by albnews
1 December, 2020
in Bota
0
1
VIEWS

Nga Gideon Rachman

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po përpiqen të mbrojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Lufta amerikane është edhe më dramatike, pasi vetë presidenti amerikan po udhëheq përpjekjen për të përmbysur sistemin politik. Ndërkohë në Evropë, kërcënimi vjen kryesisht nga periferia.

Në qendër të vëmendjes janë Hungaria dhe Polonia, teksa qeveritë e tyre po i rezistojnë përpjekjeve për ta lidhur financimin nga BE me respektimin e shtetit ligjor. Por fokusimi ekskluzivisht vetëm tek hungarezët dhe polakët, nënvizon pikërisht problemin e madh që ka sot Evropa.

Në disa vende të tjera të BE-së, skandalet e fundit korruptive, dhe polemikat mbi sundimin e ligjit kanë ngritur pikëpyetje serioze në lidhje me shëndetin e sistemeve të tyre demokratike. Ato përfshijnë Bullgarinë, Rumaninë, Sllovakinë, Slloveninë , Kroacinë, Maltën dhe Qipron. Kolektivisht, këto demokraci me probleme zënë midis 1/4 dhe 1/3 së 27 qeverive të unionit.

Rastet e Hungarisë dhe Polonisë, po marrin vëmendjen më të madhe, pjesërisht pasi në këtëmosmarrëveshje ka edhe një element ideologjik. Udhëheqësi hungarez Viktor Orban, kënaqet kur jep leksione rreth “demokracisë jo-liberale”. Polakët dhe hungarezët, kanë miratuar gjithashtu ligje që e minojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Sulmet ndaj demokracisë dhe korrupsioni diku tjetër në BE,po tentojnë që të ndodhin sipas modës së vjetër – nën rrogoz dhe pa fjalime të hapura publike që sulmojnë liberalizmin. Këto skandale tërheqin më pak vëmendje jashtë shtetit. Por ato kanë provokuar protesta të mëdha dhe destabilitet politik në shumë prej këtyre vendeve.

Që nga korriku i këtij vitit, mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Bullgarisë, për të demonstruar kundër qeverisë së kryeministrit Bojko Borisov. Turmat janë irrituar nga historitë e politikanëve dhe zyrtarëve që kanë blerë apartamente me çmime shumë poshtë normave tëtregut, por edhe nga fotot ku Borisov ka dalë pranë një sirtar të hapur dhe të mbushur plot me kartëmonedha 500-euroshe dhe lingota ari.

Kryeministri thotë se ato foto janë montazh. Por edhe presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, e ka akuzuar Borisov për drejtimin e një “qeverie mafioze”.Vitet e fundit protestat masive kanë tronditur gjithashtu Rumaninë, ku prokurorët janë përplasur ashpër me ministrat e qeverisë.

Liviu Dragnea, dikur figura kryesore e politikës rumune, u dërgua në majin e vitit 2019 me 3 vite e gjysmë burg me akuzat e korrupsionit. Ivo Sanader, kryeministri më jetëgjatë i Kroacisë që nga pavarësia e vendit, u dënua në 13 nëntor me 8 vjet për korrupsion.

Diku tjetër në BE, skandalet e korrupsionit janë përzier me vrasje. Gazetari Jan Kuciak, dhe e fejuara e tij, Martina Kusnirova, u vranë në Sllovaki në vitin 2018. Kuciak ishte duke hetuar lidhjet midis mafies italiane dhe zyrtarëve të afërt me kryeministrin e vendit Robert Fico, qëu detyrua të jepte dorëheqjen pas protestave që pasuan vrasjen e Kuciak.

Në Maltë, Daphne Caruana Galizia, një gazetare es njohur investigative u vra në vitin 2017, pasi kishte shkruar për pastrimin e parave nga zyrtarë të fuqishëm, si dhe mbi bizneset e gruas së kryeministrit. Hetimet dhe demostratat publike që pasuan vdekjen e saj, çuan në dorëheqjen e kryeministrit, Joseph Muscat, dhe në arrestimin e shefit të tij të kabinetit,

Keith Schembri.

Schembri është liruar me kusht, dhe nuk është akuzuar për shitjen e pasaportave malteze tek shtetasit që nuk i përkasin vendeve të BE-së. Edhe shitja e pasaportave nga Qipro është bërë gjithashtu një çështje shumë e diskutueshme –pasi qeveria atje është akuzuar për lëshimin e pasaportave për kriminelët e huaj, dhe të afërmit e despotëve të tillë, si Bashar Al-Assad i Sirisë dhe Hun Sen i Kamboxhias.

Disa mund të thonë se korrupsioni dhe dhuna në vendet e vogla si Malta ose Qipro janë relativisht të parëndësishme për një BE me 440 milionë banorë. Por në Francë, ish presidenti Nicolas Sarkozy është në gjyq për korrupsion dhe shitje të ndikimit.

Indeksi i perceptimit të korrupsionit të Transparency International, sugjeron që problemi i korrupsionit në Itali mund të jetë më i keq se ai në Maltë ose Qipro. Korrupsioni në çdo vend, sado i vogël qoftë, ndikon tek BE-ja si një e tërë. Çdo vend ka një veto mbi disa politika thelbësore, sikurse është buxheti i BE-ë.

Gjithashtu secili vend merr për 6 muaj kryesimin e BE-së duke diktuar axhendën e saj.

Një pasaportë nga çdo vend i BE, të jep të drejtën për të jetuar dhe punuar kudo në 27 vendet e unionit. Kompetencat e BE-së për të hetuar korrupsionin dhe për të zbatuar ligjin në vendet e saj anëtare janë të kufizuara.

Prokuroria Publike Evropiane (EPPO) e themeluar së fundmi, mund të marrë përsipër vetëm çështje që përfshijnë abuzimet me fondet e BE-së apo veprime nga stafi i saj. Pjesëmarrja në EPPO është vullnetare. Hungaria dhe Polonia kanë zgjedhur të mos bëhen pjesë.Euroskeptikët do t’i shfrytëzojnë këto të meta për të argumentuar se vetë BE është e kalbur nga korrupsioni. Sigurisht, Borisov ka marrë më shumë mbrojtje sesa e meriton nga politikanët e tjerë të BE-së. Por nëse BE do të shpërbëhej, problemet e korrupsionit në vende të tilla si Bullgaria ndoshta do të përkeqësoheshin.

Kur vepron, BE-ja është një forcë për mirë. Pasi u shkarkua nga detyra Laura Codruta Kovesi, një prokurore anti-korrupsion në Rumani, institucionet e BE e mbështetën atë. Zonja Kovesi u emërua më vonë në krye të zyrës së prokurorit publik të BE – duke dëshmuar se kultura politike e Brukselit,diktohet ende nga qeveritë që e marrin seriozisht sundimin e ligjit.

Edhe kështu, shtetet e qeverisura keq dhe me probleme me korrupsionin, janë të mirë-përfaqësuara në tryezën e BE-së. Udhëheqësit evropianë, pozojnë së bashku në samitet për atë që quhet “foto familjare”. Janë mjaft “xhaxhallarë” dhe “kushërinj” të çuditshëm që buzëqeshin para kamerës. /

“Financial Times”

Previous Post

Aleanca e Evropës me SHBA-në është themeli i sigurisë së saj

Next Post

Hoti paralajmëron masa të reja antiCovid nga java e ardhshme

albnews

albnews

Related Posts

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia
Bota

Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia

14 May, 2025
Next Post
Hoti paralajmëron masa të reja antiCovid nga java e ardhshme

Hoti paralajmëron masa të reja antiCovid nga java e ardhshme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM