“FINANCIAL TIMES” ME NJË ARTIKULL SPECIAL MBI “KTHIMIN E TURQISË NË AFRIKË”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Artikulli fillon me konstatimin se serialet televizive turke të transmetuara në kanalet afrikane janë një tregues i vogël, por shumë goditës i rritjes së ndikimit të Ankarasë në kontinent.

Sipas ditore britanike, Presidenti Recep Tayyip Erdogan udhëheq rigjallërimin e lidhjeve me kontinentin, ndërkohë që Turqia e ka çuar në 42 numrin e ambasadave në Afrikë, nga 12 të tilla përpara vitit 2009.

“Vetë Erdogani e viziton shpesh (Afrikën) duke organizuar udhëtime në më shumë se 20 kryeqytete”, shtohet në artikullin e “Financial Times”.

Në detaje të artikullit potencohet se fokusimi i Ankarasë në marrëveshjet dhe kontratat e mëdha për zhvillimin e infrastrukturës në Afrikë – të tilla si pishina olimpike në Senegal, objekti më i madh ushtarak në Somali dhe një xhami e madhe në Xhibuti – demonstron rëndësinë ekonomike dhe gjeopolitike që i ajo kushton kontinentit.

Pasi tërheq vëmendjen se Turqia e vazhdon praninë e saj në Somali, ku tashmë ka ndërtuar rrugë, një kamp të madh për trajnime/stërvitje ushtarak, spitale, shkolla dhe prej vitesh siguron bursa arsimore për studentët somalezë, gazeta britanike e vijon shkrimin me këto fjalë: “Turqia është treguar kaq bujare, saqë disa familje u kanë dhënë djemve të tyre emrin Erdogan.”

Në artikull i kushtohet vend edhe një komenti të ekspertit afrikan, Rashid Abdi, i cili nënvizon se “Turqia është qartazi një aktore e madhe në Somali, por realisht është një aktore tregtare shumë e rëndësishme në Etiopi”. /Trt/

Share This Article