Mediat në Finlandë kanë raportuar se kryeministrja Sanna Marin është e gatshme të diskutojë sigurimin e avionëve luftarakë për Ukrainën.
Marin, i cili vizitoi Kievin më 10 Mars, tha se Helsinki planifikon të blejë 64 avionë modernë F-35A për t’i zëvendësuar 62 avionë Hornet – të cilët, sipas saj, mund t’i jepen Ukrainës, por tha se diskutimet janë në një fazë fillestare.
Për muaj të tërë, Ukraina ka kërkuar avionë modernë luftarakë nga aleatët e saj.
Gjatë bisedimeve në Paris më 8 Shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje në mënyrë specifike liderëve perëndimorë që të siguronin avionë luftarakë.
“Unë ju bëj thirrje juve dhe botës, me fjalët e thjeshta por të rëndësishme – avionë luftarakë për Ukrainën, krahë për lirinë”, tha ai.
Por, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania u shprehëm kundër kësaj kërkese. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë.
Gjithashtu, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja nuk do të dërgojnë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë.
Por, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca nuk e përjashton dërgimin e tyre nëse plotësohen disa kushte.
Më 6 Mars, kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, tha se është në favor të furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë.
Në janar, Gjermania u pajtua për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera evropiane të dërgonin të tyret, pas disa javësh debat intensiv dhe presion në rritje nga aleatët.
Ukraina ka muaj që kërkon tanke luftarake, për të luftuar forcat ruse që e kanë nisur luftën në këtë shtet.
Polonia, Spanja, Finlanda, Holanda dhe Norvegjia dhe disa shtete të tjera pritet që këtë muaj të dërgojnë tanket e tyre Leopard në Ukrainë./REL