Finlanda ka rihapur shkollat pas tetë javësh bllokim si pasojë e masave të marra me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ky vendim ka erdhur, pavarësisht paralajmërimeve nga sindikata e mësuesve, sipas të cilëve hapja mund të mos jetë plotësisht e sigurt për stafin e saj ose fëmijët.
Nxënësit do të kthehen në shkollë për më shumë se dy javë para se të fillojnë pushimet verore në fillim të qershorit, me rregulla të rrepta distancimi shoqëror.
Kohët e pushimit do të shkllëzohen për të shmangur një numër të madh të fëmijëve menjëherë, dhe hapësirat e papërdorura do të shndërrohen në klasa për të lejuar që nxënësit të ndahen në grupe më të vogla, tha Ministri i Arsimit Li Andersson./bota.al/