Finlanda kryeson edhe një herë Raportin Botëror të Lumturisë, i cili u publikua këtë të hënë. Ky raport mat mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit për të përcaktuar lumturinë kombëtare të një vendi.
Finlanda kryeson listën për të gjashtën vit radhazi, e ndjekur nga Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.
Sipas raportit, shumica e popullsive në mbarë botën vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht elastike pavarësisht disa krizave të tilla si pandemia COVID-19, kriza globale e energjisë, inflacioni i lartë dhe lufta në Ukrainë.
Në përgjithësi, thuhet se njerëzit janë më të lumtur duke jetuar në vende ku hendeku i lumturisë është më i vogël.
Lituania është i vetmi vend i ri në njëzetëshen e parë, por Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy vendet më të pakënaqura në sondazh. Kosova renditet në vendin e 34-tr, ndërsa Shqipëria në vendin e 83 në listën e 137 vendeve.
Raporti i parë Botëror i Lumturisë nga Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm, është një iniciativë globale e Kombeve të Bashkuara, dhe u publikua në vitin 2012.