Firma e tij vodhi rreth 12 miliardë dollarë, ish-kreu i kompanisë së kriptomonedhave dënohet me 25 vite burg

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sam Bankman-Fried, ish-manjati i kriptomonedhave, i cili u arrestua për mashtrim, u dënua sot me 25 vjet burg, duke mbyllur një sagë të jashtëzakonshme që përmbysi industrinë e kriptovalutave.

Dënimi i Bankman-Fried ishte më i ulët se 40 deri në 50 vitet që prokurorët federalë kishin rekomanduar. Një oficer federal i provës kishte rekomanduar 100 vite burg, pak më pak se dënimi maksimal i mundshëm prej 110 vitesh pas hekurave. Dënimi u dha nga gjyqtari Lewis A. Kaplan në Gjykatën Federale të Qarkut në Manhatan.

Përpara se të jepej dënimi, 32-vjeçari u kërkoi falje klientëve, investitorëve dhe punonjësve të FTX, firmës së tij e cila u bë përgjegjëse për humbjen e rreth 12 miliardë dollarëve..“Shumë njerëz ndihen vërtet të zhgënjyer” tha ai. “Me vjen keq për atë. Më vjen keq për atë që ndodhi.”

Share This Article