Firmoset marrëveshja mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë! Nga 1 marsi, punëtorët do të lëvizin lirisht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria shqiptare, serbe dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë firmosur në Shkup marrëveshjen që mundëson lëvizjen e lirë të punëtorëve.

Detajet e marrëveshjes, u finalizuan ditën e djeshme gjatë samitit në Shkup mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të BE për rritjen ekonomike të rajonit. Protokolli i nënshkruar ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes dhe kushteve të saj për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa pika tjetër e marrëveshjes ka të bëjë me skemën elektronike për identifikimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, me kartë elektronike.

Burime bëjnë me dije se me këtë marrëveshje, duke nisur nga 1 marsi, do të hyjë në fuqi një treg plotësisht i lirë i punës mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Share This Article