ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim 8 minutes ago
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën 18 minutes ago
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm 1 hour ago
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim 2 hours ago
“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Firmoset marrëveshja, qytetarët e Kosovës e Shqipërisë 9 muaj kalim pa kontrolle në Morinë

albnews by albnews
13 April, 2024
in Albania, Kosova, Technologji
0
Firmoset marrëveshja, qytetarët e Kosovës e Shqipërisë 9 muaj kalim pa kontrolle në Morinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave. Më herët kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës.

Protokolli i rishikuar u firmos në Tiranë nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

RelatedPosts

“Kam shumë për të thënë”/ Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës

“Jam shumë i lumtur që sot në këtë vend historik, të jem bashkë me mikun tim Ministrin e Brendshëm të Kosovës, z. Sveçla për të shkruar bashkërisht një faqe tjetër në këtë kapitull të ri të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy shteteve tona.

Nisur nga vullneti dhe angazhimi i përbashkët mes Qeverive të dy vendeve tona dhe mes dy Kryeministrave për të vijuar politikat për lehtësimin e qarkullimit të shtetasve në Pikat e Kalimit Kufitar midis Shqipërisë dhe Kosovës drejt lehtësimit të plotë të kontrolleve në zbatim edhe të marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit kufitar, e nënshkruar kjo më 29 dhejtor të vitit 2018, sot jemi për të nënshkruar një protokoll të ri ndryshues të këtij protokolli ekzistues, për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e kalimit kufitar Morinë Kukës të nënshkruar në 20 qershor 2022.

Përmes këtij nënshkrimi të këtij protokolli të ri ne do të mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit, të verifikimit kufitar në pikën e përbashkët Morinë – Kukës për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator dhe 1 nëntor – 28 shkurt, pra 9 muaj gjithsej në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte 4 muaj, konkretisht vetëm 1 qershor deri në 30 shtator. Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash, karta identiteti për shtetasit, e theksoj për shtetasit e të dy vendeve tona”, pohoi ministri Balla.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se po punohet që qytetarët të mos ndjejnë asnjë kufizim në pikat kufitare.

“Në vazhdimësi po thellojmë bashkëpunimin, jemi të vendosur për më shumë për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve tanë e të jemi sa më efikas në luftimin e krimit në vendet tona. Do të ecim para në marrëveshje të tjera, në mënyrë që qytetarët tanë të mos t’i ndjejnë në asnjë moment kufizimet, as mos ta dinë ku ndodhen realisht, por që janë të mirëseardhur në Kosovë apo Shqipëri, në sezonin veror apo dimëror. Me qasjen burokraci zero, të punojmë që bashkëpunimi të jetë në nivelet më të larta. Edhe Policitë tona të bashkëpunojnë sikurse bashkëpunojnë Departamentet brenda policisë”, u shpreh ministri Sveçla.Gjatë vitit 2023 janë regjistruar në hyrje përmes  kësaj pike kalimi 1,445,204 shtetas shqiptarë dhe 4,430,161 shtetas të huaj.

“Shifra që flasin për dyfishim të lëvizjeve në këtë pikë kufitare krahasuar me vitin 2021. Duke marrë në konsideratë në përgjithësi fluksin në rritje të qarkullimit të shtetasve në këtë pikë, si dhe po ashtu duke marrë në konsideratë situatën e veçantë gjatë sezonit turistik veror dhe sezonit turistik dimëror, sepse unë mendoj që duhet t’i japim një shtytje edhe sezonit dimëror, duke përfituar në fakt edhe nga bukuritë natyrore që ofron Kosova.

Në këtë aspekt përmes kësaj marrëveshje do të shmangim radhët e gjata dhe do të lehtësojmë kushtet e udhëtimit të qytetarëve tanë. Uroj dhe mendoj që shpreh të njëjtin mendim me mikun tim ministrin Zveçla, që këtë sezon mirëpresim më shumë motra dhe vëllezër kosovar duke i garantuar që nuk ka asnjë pengesë të asnjë lloji në kufi.

Të dy së bashku do të punojmë gjithashtu për rishikimin e protokolleve të tjera sapo kemi diskutuar në zyrën time në Ministrinë e Brendshme edhe protokolle të tjera për pika të përbashkëta të kalimit me Kosovën ku do doja të theksoja pikën e kalimit kufitar në Valbonë, pikën e kalimit kufitar në Shishtavec dhe zona të tjera turistike për të lehtësuar turizmin dhe shkëmbimet e ngushta edhe më të ngushta midis dy shteteve tona, kjo pa lënë mënjanë masat e nevojshme për të luftuar krimin ndërkufitar dhe çdo formë tjetër të trafikimit të mundshëm”, tha ministri shqiptar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

12 September, 2025
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

12 September, 2025
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

12 September, 2025
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result