Fiter Bajrami! Besimtarët myslimanë mbyllin muajin e Ramazanit, falin namazin në sheshin “Skënderbej”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Besimtarët mysliman festojnë këtë të diel Fiter Bajramin, duke përmbyllur muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Faljen e namazit e kryen në sheshin “Skënderbej”, ndërsa mesazhet që u përcollën nga përfaqësuesit më të lartë të këtij komuniteti ishin bashkëjetesa fetare, uniteti kombëtar dhe familja e shëndetshme.

Edhe këtë vit, besimtarët kanë falur namazin e Fiter Bajramit në sheshin “Skënderbej”.

Për ta kjo është një nga festat më të rëndësishme, që në fokus, ndër të tjera ka bamirësinë..

Si të rriturit dhe fëmijët e dinë dhe e përciellin më së miri rëndësinë e kësaj dite, ndërsa mes të vegjëlve nuk mungojnë as ata qe kanë agjëruar.

Këtë vit, i pranishëm në faljen e namazit ishte sekretari i përgjithshëm i Ligës Botërore islame Muhamed Abdulkerim El-Isa, i cili ishte dhe prijës i faljes së namazit.

Në fjalën e tij për mediet ai vlerësoi bashkëjetesën fetare në Shqipëri si një shembull që duhet marrë nga të gjithë për të shuar konfliktet në botë.

Ndërsa kreu I Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, duke uruar të gjithë besimtarët, e vuri theksin te uniteti kombëtar dhe ruajtja e një familje të shëndetshme, për një shoqëri më të mirë.

Pas faljes së namazit, besimtarët u larguan për në shtëpitë e tyre, për tu bërë gati për drekën e Fiter Bajramit.

Share This Article