Fitër Bajrami edhe këtë vit do të falet në sheshin “Skënderbej”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Namazi i Fitër Bajramit do të falet në sheshin “Skënderbej” më 2 maj, në orën 06:20. Lajmi është bërë i ditur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili ka njoftuar ditën e sotme besimtarët.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin “Skënderbej”, më datë 2 maj 2022, ora 06:20”, thuhet në njoftim.

Pas mbërritjes së presidentit të Turqisë Erdogan në janar, u shpresua dhe në përfundimin e punimeve në Xhaminë e re në Tiranë. Madje u kërkua që ajo të hapej për faljen e Fitër Bajramit. Gjithsesi pavarësisht përshpejtimit të investimit ende nuk është e qartë nëse do të inaugurohet në datën 2 maj apo punimet do të vazhdojnë edhe më tej.

Share This Article