Aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut Narges Mohammadi, e cila është fituesja e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2023, është dënuar me gjashtë vite burg nga një gjykatë në Iran.
Ishte avokati i saj, Mostafa Nili, në një deklaratë për mediat, konfirmoi dënimin e saj, teksa Mohammadi është shpallur fajtore për “bashkim dhe bashkëpunim për kryerjen e veprave penale”, një akuzë që zakonisht lidhet me pretendime për komplot kundër shtetit.
Po ashtu ai bëri të ditur se ndaj saj është dhënë edhe një tjetër dënim prej një viti e gjysmë burg për “aktivitet propagandistik”, ndërsa ajo do të detyrohet të qëndrojë për dy vite në qytetin Khosf, në provincën Jugore Khorasan, në lindje të vendit.
Kujtojmë që Mohammadi u arrestua më 12 dhjetor 2025 gjatë ceremonisë mortore të avokatit Khosroë Alikordi, i njohur për angazhimin e tij në mbrojtje të të drejtave të njeriut, i cili u gjet i vdekur në rrethana të paqarta. Prej javësh ajo mbahet në izolim në burgun e Mashhadit.
Ndërsa po ashtu, aktivistja kishte nisur një grevë urie në shenjë proteste ndaj ndalimit që e konsideron të paligjshëm. Ajo kërkonte përmirësim të kushteve të paraburgimit, të drejtën për komunikim telefonik, takime me avokatët dhe lejimin e vizitave.
Gjithashtu Narges Mohammadi ka kaluar edhe më parë dënime disa vjeçare në burg.
Marrë nga AFP

