“Ikona” Franz Beckenbauer vdiq në moshën 78-vjeçare, duke lënë mbrapa një histori të artë në futboll. Kush ishte Beckenbauer? Beckenbauer iu bashkua skuadrës së Bayern Munichut në 1958 dhe bëri debutimin e tij në ekipin e parë në 1963. Si kapiten nga viti 1971, ai ndihmoi Bayernin të fitonte tre Kupa të Kampionëve (1973–74, 1974–75, dhe 1975–76) dhe katër tituj me kombëtaren.
Në vitin 1971, u emërua kapiten i ekipit kombëtar të Gjermanisë Perëndimore, duke e udhëhequr atë në Kampionatin Evropian 1972 dhe Kampionatin Botëror 1974. Franz u emërua Futbollisti Evropian i Vitit në 1972 dhe 1976.
Emri i legjendës së njohur do të jetë i gdhendur përgjithmonë në librin e historisë, pasi ka fituar edhe dy Topa të Artë. Kampion bote si lojtar më 1974 dhe si trajner në 1990, “Kaiser” u shndërrua shpejt në një lojtar të pazëvendësueshëm.