Fitoi mbi 31 milionë euro në lotari, gjendet e pajetë 56-vjeçarja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Margaret Loughrey, 56 vjeçe, e cila fitoi 27 milionë paund (mbi 31 milionë euro), 8 vjet më parë në lotari dhe ishte shprehur se po i shkatërrohej jeta, është gjetur e pajetë në banesën e saj në Strabane në Irlandën e Veriut.

Pak kohë më parë, Margaret shprehej se çmimi i fituar në EuroMillions e kishte shkatërruar atë. Pasi fitoi shumën e majme, zonja Loughrey bleu një fabrikë, ndërsa gati gjysmën e shumës së fituar e ndau në ndihmë të familjeve në nevojë.

Megjithatë, edhe pse të gjithë e ëndërrojnë atë çmim nuk ishte kështu për Margaret.

“Më ka shkatërruar jetën. Kanë kaluar 6 vite nga çmimi. Unë nuk besoj në fe, por nëse Ferri ekziston, unë kam qenë në të”, shprehej dy vite më parë Margaret.

Share This Article