Fitoi me diferencë të vogël, Mike Johnson rizgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve pas një votimi të gjatë, i cili vuri në pah ndasitë në mesin e republikanëve të presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Fillimisht u duk sikur Johnson nuk e kishte shumicën e votave të nevojshme për ta mbajtur postin, megjithatë dy kundërshtarë republikanë e ndryshuan votën e tyre për ta mbështetur atë pas bisedimeve që zgjatën më shumë se gjysmë ore.

Ai u rizgjodh me 218 vota, me numrin minimal të votave të nevojshme. Republikanët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë të ngushtë.

Ky votim është sprovë e hershme e aftësive të republikanëve për të qenë të bashkuar për ta çuar përpara agjendën e Trumpit për uljen e tatimeve dhe përforcimin e kufirit.

Votimi e testoi gjithashtu edhe ndikimin e Trumpit ndaj Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, ku disa republikanë kanë treguar tashmë gatishmëri për ta shpërfillur atë.

Share This Article