Fitoi një yll Michelin, por e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të shesë akullore

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arvin Wan, themeluesi i dyqanit të akullores “Minimal” në Tajvan, ka marrë një vendim të pazakontë pas një arritjeje të madhe: ai hoqi dorë nga menuja luksoze me shtatë pjata që i solli një yll Michelin për t’u fokusuar vetëm në pasionin e tij të vërtetë – prodhimin dhe shitjen e akullores.

Minimal, i vendosur në qytetin e Taichung, u bë restoranti i parë në botë i dedikuar vetëm akullores që u përfshi në Udhëzuesin Michelin të vitit 2024. Menuja e tij e degustimit, e cila i bëri shumë përshtypje inspektorëve, përfshinte ëmbëlsira kreative që luanin me temperatura ekstreme, duke përdorur përbërës të pazakontë si azoti i lëngshëm.

Megjithatë, për shefin e kuzhinës Wan, ky ishte vetëm një “udhëtim i përkohshëm”.

“Gjithmonë kam dashur të shes vetëm akullore,” tha ai për CNN Travel. Duke theksuar se mbajtja e menusë së degustimit kërkonte shumë kohë dhe energji, ai vendosi të përqendrojë të gjitha burimet e tij në perfeksionimin e akullores.

Cilësia para famës

Vendimi i Wan për të hequr dorë nga menuja me yje Michelin tregon presionin e madh me të cilin përballen shefat e kuzhinës për të ruajtur njohjen. Ai pranon se ky vendim mund t’i kushtojë yllin në edicionin e vitit 2025, që do të zbulohet më 19 gusht. Por Wan thekson se lumturia e tij qëndron te thjeshtësia dhe cilësia. “E gjej edhe më të frikshme të humbas veten sesa të humbas një yll,” tha ai.

Dyqani i tij, tashmë një atraksion kulinar, tërheq klientë të shumtë që presin për rreth një orë për të shijuar akulloret e tij unike, të cilat prodhohen me kujdes dhe saktësi maksimale. Për Wani, çdo filxhan akullore është një vepër arti, e krijuar me teknikën e duhur dhe durim, për të ofruar një përvojë shijeje që e shkrin akulloren dy sekonda pasi ajo të futet në gojë.

Vendimi i tij vjen në një kohë kur shumë shefa të njohur kanë folur hapur për stresin e madh që sjell mbajtja e yjeve Michelin, me disa prej tyre që kanë mbyllur restorantet apo edhe kanë refuzuar të vlerësohen, duke vënë në diskutim thelbin e industrisë.

Share This Article