Real Madridi ka mposhtur me shumë vështirësi Osasunan me rezultat 2:0, për ta vazhduar luftën për titull, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të La Ligës.
Skuadra e Zinedine Zidane, pavarësisht rasteve të shumta, nuk e gjeti golin deri në minutën e 76-të kur realizoi mbrojtësi Eder Militao.
Për t’i siguruar tre pikë u përkujdes Casemiro në minutën e 80-të, pas asistimit nga Karim Benzema.
Me këtë fitore, Reali ngritët në kuotën e 74 pikëve në pozitën e dytë, dy më pak se liderja Atletico, dhe tre më shumë se pozita e tretë që mbahet nga Barcelona e që ka një ndeshje më pak.
Ndërkohë, Osasuna është pothuajse e sigurt nga rënia në mesin e tabelës me 40 pikë.