Fitore e vështirë e Cityit kundër Brightonit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City ka shënuar fitore të ngushtë kundër Brightonit me rezultat 2-0. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në fund të pjesës së parë nga Foden. Fitorja e ngrit në vendin e tretë City-in me 32 pikë.

Manchester City ka shënuar fitoren e tretë rresht në Premier Ligë duke e mundur me rezultat 1-0 skuadrën e Brighton & Hove Albion.

Pjesa e parë kaloi me dominimin e Manchester City të cilët edhe pse patën disa raste për shënim nuk arritën që të shënojnë gol.

Por, goli do të vinte në minutën e 44-të ku Phil Foden depërton mirë në zonë dhe shënon gol pas një goditje të lehtë të topit.

Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar me City që godit shtyllën që në minutat e parë.

Por, pas minutës së 75-të Brighton disa herë sulmoi portën e City dhe disa herë ishte afër edhe të barazoi rezultatin.

Në minutën e dytë shtesë Manchester City fitoi një penallti por që Raheem Sterling e huqi atë duke e dërguar topin jashtë.

Por deri në fund të ndeshjes nuk pati ndryshim rezultati dhe City fiton me vështirësi tri pikë që e ngritin skuadrën e Guardiolës në vendin e tretë me 32 pikë, katër më pak se City dhe një më pak se Liverpool në vendin e dytë.

Kujtojmë se City ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar se United dhe Liverpool.

Share This Article