Fitorja e dytë në epokën De Rossi, Roma triumfon 1-2 në udhëtim 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Serie A e futbollit luajti ndeshjen e fundit për javën e 22-të. Në Salerno, Roma triumfoi 1-2 kundër vendasve të Salernitanës. Ky është suksesi i dytë radhazi për romanët në epokën Daniele De Rossi.

Pjesa e parë në stadiumin “Arechi” u mbyll pa gola, duke e lënë protagonizmin në fraksionin e dytë. Dybala në minutën e 51-të shënoi golin e parë, teksa u tregua i saktë nga penalltia. Me avantazhin e siguruar, Roma shënoi edhe golin e dytë me Pellegrimin, para se Kastanos të shkurtonte shifrat.

Edhe pse fundi ishte emocionues, DDR ia doli të marrë fitoren e dytë në stolin e Romës, në po kaq ndeshjes. Me 35 pikë, Roma mban vendin e pestë. Serie A kryesohet nga Interi me 54 pikë, një pikë më shumë se Juventusi ndjekës.

Share This Article