Fitorja e radhës për Verstappen, Ferrari kënaqet me “thërrime”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Max Verstappen vazhdon të koleksionojë fitore në Botërorin e këtij viti të Formula 1.

Piloti i Red Bullit, kampion në fuqi, preu i pari vijën e finishit edhe në garën e Britanisë së Madhe, të zhvilluar në pistën e Silverstone. Kjo ishte fitorja e 6 radhazi për Verstappen dhe e teta në këtë sezon.

Holandezi la pas dy pilotët vendas, Lando Norris me McLaren, dhe Lewis Hamilton me Mercedes.

Ndërkohë, garë e dobët për Ferrarin, që e mbylli me Charles Leclerc në vendin e nëntë dhe Carlos Sainz në vendin e dhjetë.

Me këtë fitore, Verstappen kryeson renditjen me 255 pikë, 99 më shumë sesa vendi i dytë që mbahet nga shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez.

Share This Article