Fitorja me përmbysje e Japonisë ndaj Gjermanisë, “Holly e Benji” e kishin parashikuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Japonia shkaktoi surprizën e dytë të madhe në Botërorin “Katar 2022”, duke fituar ndaj Gjermanisë në ndeshjen e parë të Grupit E.

Aziatikët përmbysën avantazhin e gjermanëve me dy gola të Doen dhe Asano, për të ëndërruar vazhdimin e aventurës në Botëror, ashtu siç bënë në vitin 2018.

Ditët e sotme, që janë shumë në modë parashikimet mbi ndeshjet e futbollit në televizion, fansat kujtuan episodin e serialit të famshëm japonez “Holly e Benji”, në të cilin parashikohej fitorja me përmbysje e Japonisë ndaj Gjermanisë.

Në serinë 31, kombëtarja japoneze e të rinjve fitoi titullin kampion ndaj gjermanëve, me përmbysje gjithashtu. 3-2 për Japoninë, në një ndeshje ku Schneider shënoi i pari, Tom Becker barazoi dhe më pas Mark Lenders shënoi të dytin, përpara se Schneider të barazonte 2-2. Por, në fund, Oliver Atom shënon me roveshatë golin e fitores.

https://youtube.com/watch?v=3xH0AnCUU2o
Share This Article