Një cift nga Mbretëria e Bashkuar janë bërë milionerët më të rinj në ishull pasi fituan një shumë të majme në lotarinë EuroMillions përmes një bilete me fat.
Joe dhe Jess Thwaite fituan një shifër rekord prej 184,262,899 paund në lotari duke u bërë sipas mediave britanike edhe më të pasur se Adele brenda një dite.
44 vjecarja, nënë e dy fëmijëve tha se fitorja do t’u jepte atyre kohë për të ndarë shumë përvoja dhe për të shkuar në aventura me familjen dhe miqtë e tyre. Ndërsa bashkëshorti nuk e bëri të gjatë por e la menjëherë punën e tij të mëparshme.
Rekordi i mëparshëm i lotarisë Euromilion mbahej nga një person anonim, i cili fitoi 170 milionë paund në tetor 2019.
Cifti është surprizuar jashtë mase saqë në momentin kur moren vesh cmimin e madh nuk arritën dot ta besonin.