Fjala e fundit e teknologjisë, gjethja artificiale prodhon hidrogjen nga ajri e dielli

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gjethe artificiale që prodhon hidrogjen nga ajri, uji dhe dielli mund të jetë zgjidhja afatgjatë për energjinë e ripërtëritshme, shprehen shkencëtarët në Zvicër. Pajisja është një fletë e hollë prej fibrash të shkrira xhami të veshura me një material gjysmë-përçues që ka nevojë vetëm për diell që të prodhojë hidrogjen.

“Kjo është shumë e rëndësishme sepse ka diell, por ai nuk ndriçon gjatë gjithë kohës. Kështu na duhej një mënyrë për ta ruajtur dritën e diellit për të ardhmen dhe duke e përdorur atë për të ndarë oksigjenin e hidrogjenin dhe më pas ruajtja e dritës në formën e këtij të fundit është një metodë kyçe për t’ia dalë”, tha profesori Kevin Sivula për “Reuters”.

Shpikja e re teknologjike u frymëzua nga procesi natyral i fotosintezës së bimëve dhe forma artificiale e saj nuk është e re, por këtë herë zgjidh dy probleme kryesore. I pari është marrja e ujit nga ajri dhe aktivizimi i reaksionit kimik nëpërmjet ndriçimit diellor.

“Teknologjia jonë është mundësuar nga një substrat i tejdukshëm, poroz dhe përçues i cili për herë të parë lejon një gjysmëpërçues të vishet dhe një sipërfaqe më e madhe bie në kontakt me ajrin e lagësht”, vijoi Sivula.

Tani shkencëtarët janë përqendruar në përmirësimin e mekanikës, kimisë dhe eficencës së rrjetës së tyre 3D./

Share This Article