Fjalimet e Adolf Hitlerit shiten në një ankand në Mynih

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtëpia e ankandit mbrojti shitjen e dorëshkrimeve, të gjitha të shkruara para Luftës së Dytë Botërore, duke e arsyetur se janë me rëndësi historike dhe se janë ruajtur në muze

Dorëshkrimet e diktatorit nazist Adolf Hitler sot janë shitur në ankand në Mynih, pavarësisht shqetësimeve nga grupet hebreje se mund të inkurajojë neo-nazistët.

Shtëpia e ankandit “Hermann Historica” mbrojti shitjen e dorëshkrimeve, të gjitha të shkruara para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, duke e arsyetur se janë me rëndësi historike dhe se janë ruajtur në muze.

Të gjitha fjalimet u janë shitur ofruesve anonimë për një shumë më tepër se çmimet fillestare.

Dorëshkrimet e Hitlerit prej 9 faqeve, në të cilat ka ekspozuar fjalimin e tij për oficerët e rinj ushtarakë në Berlin në vitin 1939, afër 8 muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, arriti çmimin më të lartë prej 34 mijë eurosh.

Share This Article