• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Fjalimi i deputetit shqiptar që lishte votuar kundër raportit të Dick Martit

Fjalimi i deputetit shqiptar që lishte votuar kundër raportit të Dick Martit

by albnews
7 November, 2020
in Albania
0
1
VIEWS

Kryetari i PDIU, Shpetim Idrizi, para se të votohej raporti i Dick Martit, e kundërshtoi atë, dhe deklaroi se forca politike qe ai perfaqeson do te kerkoje ngritjen e nje komisioni te posacem parlamentar per te zbardhur ngjarjen e qershorit 1944 ne krahinen e Camerise, si dhe regjistrimin e te zhdukurve e te vrareve gjate gjenocidit grek.

Idrizi e konsideronte Martin si një njeri që kishte marr para nga Serbia dhe se në raportin e tij, nuk kishte një emër personi që i ishin marr organet.

Fjala e plotë e Shpëtim Idrizi:

I nderuar Kryetar i seancës!

Do të dëshiroja shumë që beteja ime e parë politike, këtu të ishte për liritë dhe të drejtat e njeriut në Evropë, për të cilat kam luftuar si student në 1990, duke rrëzuar një nga diktaturat më të egra komuniste të kontinentit.

Mjerisht, sot duhet të merrem me diçka tjetër!

Z. Reporter, i nisur nga indiciet e një libri, me iniciativë ruse, me ndihmën e Serbisë, i etur për publicitet, tenton pa asnjë provë nëpërmjet një raporti, të vendosë në bankën e akuzës: Bashkimin Europian, SHBA, Kosovën, Shqipërinë, Hashim Thaçin dhe UÇK-në!

Bernd Posselt, deputet i Parlamentit Europian, e quan Z.Marty demagog, njeri që keqpërdor postin e tij, duke ngritur akuza pa prova!

Denis MacShane, ish-sekretari britanik për Evropën thotë se “që nga koha e diktatorit kamboxhian Pol Pot, nuk janë bërë deklarata kaq sensacionale për një lider në detyrë si Thaçi”.

Të Nderuar Kolegë!

Nëse unë i fshehur pas imunitetit tim do bëja si zoti Marti me romanin e tij, do të mund t’i thoja se:

Tre dëshmitarë, që kanë frikë të identifikohen, më kanë njoftuar se ai ka marrë para nga Serbia.

Por unë s’jam Dik Marti dhe z. Reporter nuk eshte Dan Brown, ndaj do të them diçka më të arsyeshme!:

A thua ju z. Reporter i besoni naivisht tregimet e gazetës serbe Kurir, që në 2006, akuzonte dhe të nderuarin Kushner se kishte marrë pjesë në trafikun e organeve? E që NATO-n u paskësh ofruar baza?

Në raportin tuaj , nuk ka të paktën një emër të vdekuri që i kanë marrë organet!

Mirë dëshmitarët e gjallë që kanë frikë, po të vdekurit pse mungojnë në raportin tuaj?

Këtu dua t’i them Z.Reporter: Lexoni intervistën e kirurgëve zviceranë, apo Goran Kronjës, shef i departamentit të transplanteve të spitalit ushtarak të Beogradit, në revistën serbe Svjedok, të janarit 2011, i cili thote:

“Nëse doni të turpëroni dikë në Prishtinë, gjeni diçka tjetër dhe mos shpikni se në malet e Shqipërisë e Kosovës mund të bëhen transplante,”

Organet nuk janë një flash drive, që mund të futen nga një trup në një tjetër.

Të nderuar kolegë,

Historia është e mbushur plot me përmbysje të të vërtetave, prej shteteve me kapacitete propagandistike të mëdha në rrafsh botëror.

Xhelatët falë kësaj teknologjie tentojne të barazohen me viktimat. Madje janë ndërruar rolet.

Në ndërrmarjen e z.Reporter, që i ka kushtuar dy vjet e gjysmë kohë dhe para KE-së, ka diçka të ngjashme. Unë kam një eksperiencë personale që më bind për këtë.

Unë i përkas popullsisë çame, viktimë e genocidit dhe spastrimit Etnik, në fund të Luftës së dytë botërore, kur s’kishte as CNN, as Këshill Evrope, që të dokumentonte gjithë krimet.

E vërteta e atij genocidi mbi çamët, hebrenjtë e Greqisë, që unë dhe familja ime e dimë mirë, asnjëherë s’është mësuar nga bota.

Unë jam shume i ndjeshëm se, në atë kalvar Biblik kam pasur tim gjysh dhe babain tim 2-vjecar, që nuk e panë më kurrë vendin ku kishin lindur.

Të nderuar Kolegë!

Serbia e Miloshevicit ka përdorur furrat e fabrikave për të zhdukur kufomat nga frika e ndëshkimit ndërkombëtar, ndërsa sot paraqet shqiptarët si xhelatë!

Dua t’u kujtoj se, Kosova prej vitit 1999 është vendi më i monitoruar ndërkombëtarisht prej Nato-s, EULEX-it etj., ndaj një pjesë e krimeve që thotë i nderuari reporter thjesht s’mund të ndodhin.

Të nderuar Kolegë!

Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës duan hetime dhe janë shprehur zyrtarisht për këtë .

Kjo Projekt–Rezolutë nuk shton asgjë, ngjan e padobishme.

Bota sot e ka kuadrin legal për të bërë hetime në Kosovë dhe Shqipëri.

Ajo duhet të ketë vetëm një nen: të kryhen hetime dhe reporteri të paraqesë prova në public dhe Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Europës.

Për të plotësuar mungesën e tyre këtu, popullsia e Kosovës ka dërguar, pranë Këshillit të Europës, një peticion, të firmosur nga më shumë se 260.000 njerëz, që besojnë tek ne dhe demokracia.

Unë i kërkoj kësaj salle të nderuar të hedhë poshtë projekt–rezolutën. Ajo nuk ndihmon në përmiresimin e mardhënieve midis Shqiptarëve të Kosovës dhe Serbëve, por i përkeqëson ato.

Këshilli i Evropës nëpërmjet projektrezolutës urdhëron EULEX-in, trupën më të specializuar europiane, dmth urdhëron BE-në të bëjë hetime, ndërsa hetimet për akuzat e tij janë në vazhdim e sipër, pas atyre që janë bërë prej UNMIK, Gjykatës së Hagës, pa rezultat./Express/

Previous Post

Shqipëri, 495 raste të reja me Covid-19 dhe 8 qytetarë kanë humbur jetën

Next Post

Joe Biden shpallet fitues i zgjedhjeve amerikane

albnews

albnews

Related Posts

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!
Albania

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025
“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS
Albania

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

17 May, 2025
“E mira, e keqja dhe e shthurura”, CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria
Albania

“E mira, e keqja dhe e shthurura”, CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria

17 May, 2025
Next Post
Joe Biden shpallet fitues i zgjedhjeve amerikane

Joe Biden shpallet fitues i zgjedhjeve amerikane

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025
“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

17 May, 2025
Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

17 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4709 shares
    Share 1884 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM