Fjalimi i Mbretëreshës së Anglisë për Krishtlindje: COVID-19 na bashkoi emocionalisht

albnews
By
1 Min Read

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabeth II, u ka bërë të ditur britanikëve se nuk janë vetëm në këto ditë të pandemisë COVID-19.

94-vjeçarja gjatë fjalimit të saj për ditën e Krishtlindjes ka deklaruar se COVID-19 i bashkoi emocionalisht të gjithë përkundër vështirësive që ua shkaktoi.

“Ky vit shumë persona i ka mbajtur larg njëri-tjetrit fizikisht, por i ka afruar ata në forma të tjera”.

“Familja mbretërore është e frymëzuar nga vullnetarët britanikë që i ndihmuan në kohë të pandemisë njerëzit”.

“Në Mbretërinë e Bashkuara dhe në të gjithë botën qytetarët janë ballafaquar në mënyrë madhështore me sfidat e këtij viti, unë jam krenare dhe e prekur nga këta shpirta të mirë që nuk u ndalën së ndihmuari njëri-tjetrin”, ka thënë Mbretëresha Elisabeth, shkruan BBC.

Ajo ua ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë festën e Krishtlindjes.

Share This Article