Në fjalimin e saj të parë si kryeministre e Britanisë së Madhe, Liz Truss u shpreh se ‘së bashku mund të dalim nga stuhia ku ndodhemi’.
Duke folur jashtë derës së të famshmes ‘Numri 10’, Truss tha se ‘sado e fortë të jetë stuhia, unë e di se populli britanik është më i fortë’, shkruan SkyNews.
‘Unë e di që ne e kemi atë që na duhet që ta bëjmë Britaninë që të punojë përsëri,’ tha ajo.
Ajo përshkroi tre prioritetet e sa; si rritja e ekonomisë me një premtim për ulje taksash, trajtimi i duhur për krizën e energjisë dhe përmirësim të aksesit në sistemin shëndetësor.
Gjatë fjalës së saj, kryeministrja britanike u shpreh se: ‘Ne do ta transformojmë Britaninë në një komb me aspirata dhe me vende pune me pagesa të larta, rrugë të sigurta dhe ku çdokush të ketë kudo mundësitë që meriton. Unë do të marr masa që sot dhe do të veproj çdo ditë për ta realizuar atë’.
Ajo gjithashtu falënderoi edhe paraardhësin e saj duke e quajtur Boris Johnsonin, një ‘kryeministër jashtëzakonisht të rëndësishëm’.
Truss fitoi garën për t’u bërë udhëheqësja e ardhshme konservatore të hënën, pasi mundi rivalin e saj, ish-ministrin e Financave, Rishi Sunak.
Liz Truss është kthyer pasditen e sotme në Downing Street dhe së shpejti pritet të shpallë emërimet e saj të para ministrore.