Charles III iu drejtua britanikëve për herë të parë si Mbret.
“Ju drejtohem sot me një dhimbje të thellë. Gjatë gjithë jetës së saj, Shkëlqësia e Saj, Mbretëresha, nëna ime e dashur, ishte një frymëzim dhe shembull për mua dhe për të gjithë familjen time. Ne i detyrohemi asaj borxhin më të sinqertë që çdo familje mund t’i ketë nënës, për dashurinë, afeksionin, udhëzimin dhe shembullin e saj. Ajo e Mbretëreshës Elizabeth ishte një jetë e jetuar mirë, me premtime të mbajtura. Vdekja e saj sjell një pikëllim të thellë për ne. Këtë premtim për shërbimin e përjetshëm jua rinovoj sot të gjithëve”, tha Charles III.
“Unë i bëj homazhe kujtimit të nënës sime dhe e nderoj jetën e saj të shërbimit. E di që vdekja e saj sjell pikëllim të madh për shumë prej jush. Dhe unë e ndaj atë ndjenjë të humbjes së pamasë me ju të gjithë. Përkushtimi i saj si sovrane nuk u lëkund kurrë, në kohë ndryshimi dhe përparimi, në kohë gëzimi dhe festimi, dhe nëpër kohë trishtimi dhe humbjeje. Siç bëri vetë Mbretëresha me një përkushtim të tillë të palëkundur, edhe unë tani zotohem solemnisht gjatë gjithë kohës së mbetur që Zoti më jep, të mbaj parimet kushtetuese në zemër të kombit tonë. Kudo që të jetoni në Mbretërinë e Bashkuar ose në sferat dhe territoret anembanë botës dhe çfarëdo qoftë prejardhja dhe bindjet tuaja, unë do të përpiqem t’ju shërbej me besnikëri, respekt dhe dashuri, siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime”, shtoi Mbreti i ri.