Fjalimi vjetor, presidentja Osmani: Rrezikun nuk e kemi kaluar, Kosova do t’i mbrojë kufinjtë me çdo kusht

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur jo të lehtë vitin 2023. Fjalimin vjetor para deputetëve dhe qytetarëve nga foltorja e Kuvendit, ajo e ka nisur me sulmin në Banjskë nga grupi i udhëhequr nga Milan Radoiçiçi.

Osmani ka thënë se Kosova do t’i mbrojë kufijtë çdo herë.

Ishte një vit i ballafaqimit me vështirësi. Në veçanti në fushën e sigurisë meqë në shtator Kosova u përball me situatën më të rrezikshme që pas luftës. Një grup i mbështetur nga Serbia kreu akt agresioni që të shkaktohet destabilizim. Kosova u përball me një agresor, të dukshëm në ambicie me qëllimin cenimin e themelit të shtetit tonë… Ata vranë një, por mobilizuan shumë djem e vajza nga radhët e Policisë, të cilët po atë ditë dhanë mesazh të qartë: Kosova nuk zmbrapset, Kosova nuk thyhet dhe Kosova do t`i mbrojë kufijtë e saj në çdo cep dhe me çdo kusht”, ka thënë Osmani në fjalimin që e kanë bojkotuar deputetët e PDK-së dhe ata të AAK-së.

Osmani ka thënë se në situata të tilla si sulmi në Banjskë, aktorët në Kosovë duhet të veprojnë bashkë.

 “Në situata të tilla nuk duhet të ketë ndarje partiake e ideologjike, por duhet të ketë unitet, pa dallim. Rreshtimi i vetëm që na duhet është rreshtimi në anën e shtetit tonë të pavarur e sovran”, ka potencuar Osmani.

Share This Article